Fuqizimi i të moshuarve: Ide krijuese dhe vizione të përbashkëta nga ngjarja e 12-të e Qendrës së Angazhimit të Komunitetit

Fuqizimi i të moshuarve: Ide krijuese dhe vizione të përbashkëta nga ngjarja e 12-të e Qendrës së Angazhimit të Komunitetit

✨“Angazhimi i të moshuarve në aktivitetet sociale” ishte tema e eventit të 12-të, i cili u zhvillua në Qendrat për Angazhim të Komunitetit. Gjatë këtij eventi, shumë gra ndanë përvojat e tyre dhe paraqitën ide kreative për të rritur pjesëmarrjen e të moshuarve në aktivitete sociale.

Diskutimet në grupet e grave nga komunitetet e ndryshme nëpër QAK-a, treguan angazhim të madh dhe dëshirë të përbashkët për të krijuar një mjedis ku të moshuarit mund të ndihen të vlerësuar dhe të përfshir në jetën sociale të komunitetit.

Ky event u mbajt në komunat: Prizren, Mitrovicë e Jugut, Istog, Malishevë dhe Klinë.