Vullnetarizmi i Grave në Kosovë – eventi i 15 në Qendrat për Angazhim të Komunitetit

Vullnetarizmi i Grave në Kosovë – eventi i 15 në Qendrat për Angazhim të Komunitetit

Javën e kaluar, në Qendrat për Angazhim të Komunitetit (QAK), u organizua eventi me temën “Vullnetarizmi i Grave në Kosovë!

Gjatë këtij takimi, shumë gra ndanë përvojat e tyre dhe theksuan ndikimin transformues të vullnetarizmit në jetët e tyre dhe të tjerëve. Ato folën për momentet kur, duke ofruar ndihmë për familjet në nevojë, ndihmuan jo vetëm ata që iu drejtoheshin, por gjithashtu forcuan komunitetin dhe krijuan lidhje të rëndësishme.

Puna vullnetare është pjesë e rendësishme e nje shoqerie të shëndoshë. Pra, jo vetëm që sjellë përfitime për komunitetin por edhe për vetë njerëzit që duan të punojnë si vullnetarë.

Ky event shënon një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të grave në komunitetin tonë. Së bashku, mund të vazhdojmë të krijojmë ndryshime pozitive dhe të promovojmë një kulturë vullnetarizmi që prek zemrat e të gjithëve!

Ky event u mbajt në komunat: Prizren, Mitrovicë e Jugut, Istog, Malishevë dhe Klinë.