Informimi rreth të drejtave themelore të grave

Informimi rreth të drejtave themelore të grave

Eventi i i radhës me temën “Informimi rreth të drejtave themelore të grave” u organizua në Qendrat për Angazhimi të Komunitetit (QAK) në pesë komuna përfituese të Kosovës.

Gjatë këtyre takimeve, gra nga komunitetet e ndryshme u njohën nga profesionistja e kësaj lëmie me të drejtat themelore të grave, si dhe u trajtuan shumë çështje që u ngritën nga gratë pjesëmarrëse. Ky ndërveprim u bë bazë për shkëmbimin e pikëpamjeve dhe përforcimin e njohurive të tyre në këto çështje të rëndësishme.

Aktiviteti u zhvillua në komunat e Prizrenit, Mitrovicës Jugore, Istogut, Malishevës dhe Klinës, ku pjesëmarrëset ishin të përfshira plotësisht në diskutimet dhe trajtimin e çështjeve të rëndësishme për të drejtat e grave.

Ky event u shënua si një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të grave në shoqërinë tonë dhe si një model i suksesshëm për aktivitete të ngjashme në të ardhmen.