Fuqizimi i grave përmes artit të dekorimit: Një udhëtim krijues në qendrat e angazhimit në komunitet
Dekorimi është një art i veçantë që ka fuqinë të transformojë hapësira të zakonshme në botë magjike!
Pikërisht për këtë arsye, gjatë kësaj jave, në 5 Qendra të Angazhimit të Komunitetit (QAK), gratë patën mundësinë të mësojnë nga profesionistja e talentuar për artin e dekorimit, i cili është aspekt i rëndësishëm në jetën e përditshme të secilës grua.
Aktivitetet u zhvilluan në QAK’a të komunave: Prizrenit, Mitrovicës Jugore, Istogut, Malishevës dhe Klinës.
Pjesëmarrëset ishin plotësisht të përfshira, duke ndarë ide dhe duke shkëmbyer përvoja mbi rëndësinë e kreativitetit dhe ndikimin e tij pozitiv në jetën e përditshme.
Këto takime janë dëshmi e interesimit të grave për të mësuar, ndarë dhe transformuar botën e tyre përmes artit dhe pasionit.