Valbone Krasniqi – Kur guximi dhe puna ndërtojnë suksesin

Të rikthehesh dhe të fillosh nga e para nuk është e lehtë. Valbone Krasniqi e di këtë më së miri. Pas shumë sfidave, ajo gjeti forcën për të ndërtuar një të ardhme të re në Kosovë. Me mbështetjen e Projektit Integra, ajo shëndroi përvojën dhe aftësitë e saj në një biznes të qëndrueshëm. Ky është tregimi i një gruaje që nuk u ndal përballë vështirësive, por i shndërroi ato në mundësi. Një histori frymëzuese që tregon se vendosmëria dhe puna e palodhur sjellin sukses.