Takimi me Ministrin e Zhvillimit Rajonal

Takimi me Ministrin e Zhvillimit Rajonal


Me datën 14.02.2023 Ministri i Zhvillimit Rajonal z.Fikrim Damka priti përfaqësuesit nga organizata Gjermane ASB, Preda PLUS Kosova dhe WEntrepreneur. Në takim u diskutua për programet e MZHR, aktivitetet e organizatës ASB dhe partnerëve të saj Preda Plus dhe WEntrepreneur.
Ministri z.Damka prezantoj programet e ministries, objektivat dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunim. Përfaqësuesit e ASB dhe partnerëve të saj Preda Plus dhe Wenterpreneur prezantuan projektet aktuale të tyre që janë në implementim si dhe disa projekt propozime si mundësi bashkëpunimi.
Në takim morën pjesë Ministri z. Damka me anëtarët e Kabinetit, zv.Sekretari i Përgjithshëm Besim Kamberaj dhe stafi nga Divizioni për zhvillim rajonal. Nga organizata ASB Drejtoresha znj.Dafina Hoxha si dhe përfaqësuesit e organizatës Preda Plus dhe WEntrepreneur.