Prezantimi i Skemës së Granteve nga Projekti INTEGRA në Komunën e Klinës
Si komunë përfituese e Projektit INTEGRA është edhe Komuna e Klinës. Qytetarët e kësaj komune u njoftuan sot nga ekipi i projektit me Skemën e Granteve “Mbështetja e Grave dhe të Rinjve të Riatdhesuar në themelimin e bizniseve individuale”. Qytetarët e Klinës shprehën interesim për mbështetje në themelimin e bizniseve fillestare nga sektorë të ndryshëm.