Nënshkrimi i kontratave me përfituesit e Komunës së Drenasit
Me 7 Mars 2023, u nënshkruan kontratat me përfituesit e Fazës së Parë të skemës së granteve “Mbështetja e Grave dhe të Rinjve të Riatdhesuar në themelimin e bizneseve individuale’’ të Projektit Integra, në Komunën e Drenasit. 6 gra, themeluese të bizneseve fillestare, do të pajisen me mjete të punës, me të cilat do t’i mishëojnë idetë e tyre në biznes. Të gjitha përfitueseve iu urojmë fillim të mbarë në punën e tyre.