Themelimi i Qendrave për Angazhim të Komunitetit (QAK)

Themelimi i Qendrave për Angazhim të Komunitetit (QAK)

Si rrjedhojë e aktiviteteve të Projektit INTEGRA, janë edhe Ditët Informuese për themelimin e Qendrave për Angazhim të Komunitetit- QAK.

Qendra për Angazhim të Komunitetit do të jetë një qendër e cila do te shfrytezohet për reflektim dhe edukim nga gratë dhe vajzat e riatdhesuara dhe jo vetëm, të komunave përkatëse.

Sot, në Komunën e Malishevës, u mbajtë takimi i parë informues ku grate dhe vajzat e kësaj komune patën mundesinë t’i shprehin idetë dhe kërkesat e tyre, për temat që do të trajtohen si pjesë e aktiviteteve në Qendrën për Angazhim të Komunitetit.

Vlen të theksohet që gratë dhe vajzat e riatdhesuara dhe jo vetëm, prezente në këtë seancë informuese së bashku me ekipin e Projektit, shtjelluan dhe adresuan tema prej më të ndryshmëve të cilat janë brengosëse për to.