Shpërndarja e paisjeve të grantit tek Shyrete Mazreku
Shpërndarja e radhës e paisjeve për Skemën e Granteve “Mbështetja e Grave dhe të Rinjve të Riatdhesuar në themelimin e bizneseve individuale”, ishte te përfituesja Shyrete Mazreku në Komunën e Malishevës.
Znj. Mazreku është përfituese në sektorin e Stilim / Frizere. Nëpërmjet këtyre paisjeve ajo themeloi biznesin e saj fillestar, me të cilin do t’i ofrojë shërbime të parukerisë qytetarëve të komunës së saj.