Shpërndarja e paisjeve të grantit tek Taulant Kryeziu
Taulant Kryeziu nga Komuna e Klinës është përfitues i Skemës së granteve “Mbështetja e Grave dhe të Rinjve të Riatdhesuar në themelimin e bizneseve individuale’’.
Taulanti është fermer me profesion, i cili me serrën dhe paisjet e përfituara nga granti, planifikon të mbjell varietete të ndryshme të perimeve, të cilat do t’i ofroj banorëve të komunës së tij dhe më gjërë. Si i rikthyer nga shtetet Evropiane në vendlindjen e tij, thotë: “ Të rinjët që dëshirojnë të punojnë, mund të punojnë dhe të kenë një të ardhme të ndritur edhe në Kosovë”.