Tryeza e parë e rrumbullakët e Projektit INTEGRA

Tryeza e parë e rrumbullakët e Projektit INTEGRA

👉Javën e kaluar, Projekti INTEGRA organizoi Tryezën e pare të Rrumbullakët me temë “Menaxhimi i Skemës së Granteve”, duke adresuar veçanërisht nevojën për qasje të unifikuar të një procesi të tillë. Për këtë qëllim, Projekti ka zhvilluar dhe paraqitur një Draft Manual për Menaxhimin e Granteve. Ky Manual synon të përcaktojë, thjeshtojë dhe standardizojë proceset e menaxhimit të granteve në komunat përfituese dhe më gjerë.

Takimi mblodhi pjesëmarrës nga komunat përfituese dhe nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Gjatë kësaj ngjarjeje, Ekipi i Projektit prezantoi për pjesëmarrësit Draftin e Parë të Manualit të Menaxhimit të Granteve. Pas prezantimit, pjesëmarrësit ofruan komentet dhe sugjerimet e tyre të cilat do të inkorporohen në dokumentin përfundimtar, që do të prezantohen gjatë ngjarjes së ardhshme të Tryezës së Rrumbullakët. Përveç kësaj, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të konsultohen me homologët e tyre në komuna, në mënyrë që të japin rekomandime të mëtejshme përpara se dokumenti të finalizohet.

Dokumenti përfundimtar do t’u ofrohet të gjitha institucioneve publike të interesuara në mënyrë që të kenë një qasje të harmonizuar në menaxhimin e granteve.