Lansimi i akitivitetit për Punësim të Fasilituar (lehtësuar) për gratë dhe të rinjët e rikthyer
Sot filluam me lansimin e aktivitetit për Punësim të Fasilituar (lehtësuar) në qytetin e Prizrenit. Ky ishte takimi me grupin e parë, në Prizren. Ditëve dhe javëve në vijim, do të vazhdohet me takime të tilla në Komunën e Prizrenit si dhe në Komunat tjera përfituese.
Përmes këtij aktiviteti, Projekti synon t’u ofrojë punësim solid grave dhe të rinjve të kthyer, në industritë që kanë më shumë nevojë për to. Projekti do t’u ofrojë punëdhënësve mbështetje në formën e pajisjeve, për çdo përfitues të punësuar.