Takim me koordinatorët e Qendrave të Angazhimit në Komunitet (QAK), zyrtarë komunalë dhe përfaqësues të Projektit Integra në lidhje me menaxhimin e QAK-ve
👉U mbajt takimi me koordinatorë të Qendrave për Angazhim të Komunitetit (QAK), Zyrtarë Komunal dhe përfaqësues të Projektit Integra. Gjatë këtij takimi u diskutua për zbatimin e praktikave të reja të menaxhimit të punës në QAK, me qëllim që këto praktika të jenë të përshtatshme dhe të përputhen me nevojat e qytetarëve, veçanërisht gratë dhe vajzat e rikthyera në komunitet. Ky bashkëpunim ka një ndikim të drejtpërdrejtë në përfitimin e qytetarëve dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës së përditshme në këto komunitete.