Eventi i parë në Qendrën e Angazhimit të Komunitetit në Klinë
Me datë 11.12.2023, në Klinë u mbajt eventi i pare, i organizuar nga Qendra për Angazhimin e Komuniteteve. Eventi me temën ” Dhuna në familje, parandalimi i dhunës në familje dhe pasojat e dhunës ndaj fëmijëve”. Mblodhi si pjesëmarrëse 21 gra të moshave të ndryshme, nga Klina dhe zonat përreth.
Diskutimet u përqëndruan në rëndësinë e ndërgjegjësimit të komunitetit për respektimin e të drejtave të njeriut dhe për t’i kushtuar kujdes njëri-tjetrit, si hapa fillestarë për parandalimin e dhunës në familje.
Ngjarje të tilla do të organizohen në vazhdimësi, në QAK Klinë. Ngjarja e rradhës, me temën “Aplikimi në skema të granteve dhe hapja e biznesit” do të mbahet më datën 18.12.2023, nga ora 14:30.
Inkurajojmë gratë e Klinës të marrin pjesë në këtë event dhe të rrisin njohuritë e tyre lidhur me këtë temë.