Eventi i parë në Qendrën e Angazhimit të Komunitetit në Istog

Eventi i parë në Qendrën e Angazhimit të Komunitetit në Istog

👉Më datë 12.12.2023, në praninë e 25 grave pjesmarrëse Qendën për Angazhimin e Komuniteteve (QAK) në Istog, u zhvillua eventi i pare, me temën “Dhuna në familje, parandalimi i dhunës në familje dhe pasojat e dhunës ndaj fëmijëve”.

Në diskutimin interaktiv në mes të ligjërueses dhe pjesëmarrëseve ndër të tjera është potencuar që dhuna në familje është një çështje shumë serioze dhe shqetësuese, që lëndon shpirtërisht dhe fizikisht të gjithë anëtarët e saj. Në QAK Istog planifikohen të organizohen ngjarje të tilla edhe në të ardhmen. Ngjarja e rradhës do të jetë me temën “Aplikimi në skema të granteve dhe hapja e biznesit” dhe do të mbahet më datë 19.12.2023, duke filluar nga ora 15:00.

Inkurajohen gratë e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Istog dhe komunat përreth, që të marrin pjesë, me qëllim të zgjerimit të njohurive të tyre në lidhje me këtë temë.

Pjesëmarrja në aktivitetet e organizuara në QAK Istog është pa pagesë.