Project INTEGRA vazhdon me distribuim të granteve
5 përfitues të Skemës së granteve “Mbështetja e Grave dhe të Rinjve të Riatdhesuar në themelimin e bizneseve individuale’’, nga Komuna e Mitrovicës Jugore dhe Komuna e Vushtrrisë, u pajisen me mjete profesionale për të filluar bizneset e tyre fillestare.
Këta përfitues janë të sektorit të Prodhimit dhe Përpunimit të Ushqimit, si ushqime tradicionale, ëmbëlsira, prodhime të mishit dhe brumërave të ndryshme.
Të gjithë përfituesve ju urojmë fillim të mbarë në punën e tyre.