Eventi i tretë në Qendrën e Angazhimit të Komuniteteve në Mitrovicë Jugore (QAK)
Sot, në Qendrën për Angazhimin e Komuniteteve (QAK) në Mitrovicën Jugore, u mbajt eventi i tretë me temën “Bullizmi si fenomen në shoqëri”. Ky event mblodhi si pjesëmarrëse gra të moshave të ndryshme, nga Mitrovica Jugore dhe zonat përreth.
Në këtë sesion, pjesëmarrëset patën rastin të ndanin mendimet, shqetësimet dhe pikëpamjet e tyre rreth bullizmit si dukuri. Ndër të tjera u theksua rëndësia që komuniteti, familjet dhe shkollat të bashkëpunojnë ngushtë për të konfrontuar këtë realitet, për të krijuar një mjedis të sigurt dhe mbështetës për të gjithë.
Në QAK Mitrovicë Jugore planifikohen të organizohen ngjarje me tema të ndryshme edhe në të ardhmen.
Inkurajohen gratë e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Mitrovicën Jugore dhe komunat përreth, që të marrin pjesë, me qëllim të zgjerimit të njohurive të tyre në lidhje me temat që do të trajtohen në QAK.
Pjesëmarrja në aktivitetet e organizuara në QAK është pa pagesë.