Eventi i katërt në Qendrën e Angazhimit të Komuniteteve në Mitrovicë Jugore (QAK)

Eventi i katërt në Qendrën e Angazhimit të Komuniteteve në Mitrovicë Jugore (QAK)

👉 Sot, në Qendrën për Angazhimin e Komuniteteve (QAK) në Mitrovicën Jugore, u mbajt eventi i katërt me temën “Komunikimi në grup”. Ky event mblodhi si pjesëmarrëse gra të moshave të ndryshme, nga Mitrovica Jugore dhe zonat përreth.

Në QAK Mitrovicë Jugore planifikohen të organizohen ngjarje me tema të ndryshme edhe në të ardhmen.

Inkurajohen gratë e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Mitrovicën Jugore dhe komunat përreth, që të marrin pjesë, me qëllim të zgjerimit të njohurive të tyre në lidhje me temat që do të trajtohen në QAK.

Pjesëmarrja në aktivitetet e organizuara në QAK është pa pagesë.