Historia frymëzuese e Nazife Gucatit
Nazifja synonte të krijonte rroba të bukura për të shfaqur aftësitë e saj dhe për t’u sjellë kënaqësi atyre që i vishnin. Megjithatë, kufizimet financiare e ndaluan dhe penguan atë. Me ndihmën e grantit nga Projekti Integra, Nazifja u pajis me makina te reja të qepjes dhe hapi një butik të vogël, në zemër të qytetit. Duke punuar pa ndaluar, ajo krijoi veshje unike që tërhoqin vëmendjen e komunitetit.
Nazifj Gucati kontribuon edhe në ekonominë lokale duke paguar taksa dhe dhe duke angazhuar në praktike vajza të reja.Nazifja gjithashtu merr pjesë në ngjarje lokale, veçanërisht ato që janë të dedikuara për gratë në komunitetin e Klinës.
Historia e suksesit të saj u bë dëshmi se me mbështetjen e duhur, pasioni mund të shëndrohet në biznes që lulëzon.