Eventi i pestë në Qendrën e Angazhimit të Komuniteteve (QAK) në Mitrovicën Jugore
Në Qendrën për Angazhimin e Komuniteteve (QAK) në Mitrovicën Jugore, u mbajt eventi i pestë me temën ” Edukimi i familjeve me fëmijë me nevoja të veçanta”. Ky event mblodhi si pjesëmarrëse gra të moshave të ndryshme, nga Mitrovica Jugore dhe zonat përreth.
Në QAK Mitrovicë Jugore planifikohen të organizohen ngjarje me tema të ndryshme edhe në të ardhmen.
Inkurajohen gratë e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Mitrovicën Jugore dhe komunat përreth, që të marrin pjesë, me qëllim të zgjerimit të njohurive të tyre në lidhje me temat që do të trajtohen në QAK.
Pjesëmarrja në aktivitetet e organizuara në QAK është pa pagesë.