Projekti Integra së bashku me komunat partnere fuqizon punësimin e të rinjve

Projekti Integra së bashku me komunat partnere fuqizon punësimin e të rinjve

🧩🧩Në bashkëpunim me komunat partnere, Projekti Integra ofron mundësinë për biznese të punësojnë punëtorë të rinj përmes programit të punësimit të lehtësuar, duke i pajisur bizneset me mjete të punës për të bërë përvojën e punëtorëve të rinje sa më produktive dhe të suksesshme!

Kompania hoteliere Kabashi Holding Shpk është njëra nga kompanitë që nëpërmjet këtij programi ka punësuar punëtorë të rinjë. 🎉

👥 👥 “Deri tani, kemi punësuar 2 punëtorë të rinj që janë trajnuar dhe janë gati për të filluar punën në hotelin tonë. Ne jemi të përkushtuar të ofrojmë mundësi të punësimit për rininë dhe t’i ndihmojmë ata të ndërtojnë një karrierë të suksesshme në industrinë e hotelierisë. Kjo mbështetje është e rëndësishme për ne si biznes dhe e çmuar për ata që do të punojnë me pajisjet e fituara,” – thotë menaxheri i hotelit, Z. Florin Jetishi.

Projekti Integra inkurajonë biznese të interesuara për punëtorë, të na kontaktojnë për mundësi të mbështetjes. 🤝