Konferenca e Ndërmjetme e Projektit Integra

Konferenca e Ndërmjetme e Projektit Integra

🌍🌍Me datë 25 Qershor, 2024, në Prizren u mbajt Konferenca e Ndërmjetme e Projektit: “Nxitja e riintegrimit të qëndrueshëm lokal të grave dhe të rinjve të kthyer dhe njerëzve të cenueshëm lokalë në Kosovë” i njohur gjithashtu si INTEGRA. Është iniciativë e financuar përmes “Perspektive Heimat” ose “Perspektiva Atdhe”, në emër të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim – BMZ.

🎯Objektivi kryesor i projektit INTEGRA është integrimi social dhe ekonomik në vendin e origjinës të të kthyerve, si dhe grupeve në rrezik, që do të kenë një perspektivë për të qëndruar. Objektivi është arritur përmes ngritjes së kapaciteteve, punësimit dhe vetëpunësimit, gjë që i’u mundësoi këtyre individëve të gjenerojnë të ardhura për familjet e tyre dhe të ndërtojnë jetën e tyre në Kosovë.

🤝Për ta përmbushur këtë objektiv, PREDA Plus dhe WEntrepreneur, në partneritet me ASB, kanë implementuar dhe vazhdojnë të implementojnë aktivitetet e projektit në bashkëpunim me 11 komuna. Komunat partnere në këtë projekt janë: Istogu, Graçanica, Prizreni, Drenasi, Klina, Lipjani, Mitrovica e Jugut, Vushtrria, Malisheva, Suhareka dhe Rahoveci.

📊Gjatë Konferencës, u paraqitën detajet e suksesshme të realizuara deri tani në kuadër të projektit, si dhe u diskutua për hapat e mëtejshëm dhe implementimin e programit të Projektit në vazhdimsi.

👥Në konferencë ishin prezentë zyrtarët komunalë nga 11 komuna partnere, zyrtarë nga Ministrisa e Punëve të Mbrendshme, zyrtarë nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, zyrtarë nga Agjensia për Punësim, zyrtarë nga Qendrat Rajonale për Aftësim Profesional, bashkëpunëtorë dhe partner, si dhe përfitues të projektit.🧩