Bazat e Digjitalizimit dhe Mediat Sociale për Gratë Sipërmarrëse
Javën e kaluar, në Qendrat për Angazhimin e Komunitetit u organizua eventi i radhës i dedikuar për digijtalizimin dhe mediat sociale për gratë sipërmarrëse!
Ishim të ngazëllyer të dëgjonim nga gra të jashtëzakonshme, që udhëheqin biznese të ndyshme, se si aktivizimi në media sociale ju ndihmoi të shndërrojnë bizneset e tyre lokale në marka të lulëzuar kombëtare. Përmes Instagramit dhe Facebook-ut, këto zonja dhe zonjusha u lidhën me klientët e tyre jashtë komunave ku veprojnë dhe arritën që ti rrisin ndjeshëm shitjet.
Ekspertët tanë ofruan strategji thelbësore për të naviguar në botën digjitale, duke fuqizuar gratë për të shfrytëzuar mediat sociale për sukses në biznes. Faleminderit të gjithëve që na u bashkuan dhe ndanë historitë e tyre. Të vazhdojmë të përkrahim inovacionin dhe të rritemi së bashku!
Ky event u mbajt në komunat: Prizren, Mitrovicë e Jugut, Istog, Malishevë dhe Klinë.