Eventi i katërt në Qendrën e Angazhimit të Komuniteteve në Klinë (QAK)

Eventi i katërt në Qendrën e Angazhimit të Komuniteteve në Klinë (QAK)

👉Në Klinë u mbajt eventi i katërt, në Qendrën për Angazhimin e Komuniteteve (QAK). Eventi me temën “Komunikimi në grup” mblodhi si pjesëmarrëse gra të moshave të ndryshme, nga Klina dhe zonat përreth.

Në QAK Klinë planifikohen të organizohen ngjarje me tema të ndryshme edhe në të ardhmen.

Inkurajohen gratë e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Klinë dhe komunat përreth, që të marrin pjesë, me qëllim të zgjerimit të njohurive të tyre në lidhje me temat që do të trajtohen në QAK.

Pjesëmarrja në aktivitetet e organizuara në QAK Klinë është pa pagesë.