Shpërndarja e paisjeve të grantit tek Egzon Drenica

Shpërndarja e radhës e paisjeve për Skemën e Granteve “Mbështetja e Grave dhe të Rinjve të Riatdhesuar në themelimin e bizneseve individuale”, ishte te përfituesi Egzon Drenica në Komunën e Lipjanit.
Z.Drenica është përfitues në sektorin e Shërbimeve – Autolarje. Ai themeloi biznesin e tij fillestar, me të cilin do t’i ofrojë shërbime qytetarëve të komunës së tij.
Sikurse në të kaluarën edhe në këtë projekt nuk mungoi përkrahja e Komunës së Lipjanit.
