Shpërndarja e paisjeve të grantit tek Selvije Krasniqi

Ekipi i Projektit INTEGRA vazhdon me distribuime për përfituesit e Thirrjes për Grante “Mbështetja e Grave dhe të Rinjve të Riatdhesuar në themelimin e bizneseve individuale’’
Znj. Selvije Krasniqi nga Komuna e Malishevës është përfituese në sektorin e Stilim / Frizere dhe Makeup. Nëpërmjet këtyre paisjeve Znj.Krasniqi e themeloi biznesin e saj fillestar, me të cilin do t’i ofrojë shërbime nga më të ndryshmet qytetarëve të komunës së saj.