Ditë informuese në Komunën e Graçanicës

Me sot, u përmbyll faza e tretë e Ditëve Informuese të Skemës e Granteve “Mbështetja e Grave dhe të Rinjve të Riatdhesuar në themelimin e bizneseve individuale”, në komunën e Graçanicës. Qytetarët e kësaj komune patën mundësinë të njoftohen me Skemën e Granteve dhe njëkohësisht edhe të shprehin interesin e tyre për këtë thirrje.