Ditët Informuese në Komunën e Mitrovicës së Jugut

Si komunë përfituese e Projektit INTEGRA është edhe Komuna e Mitrovicës Jugore. Qytetarët e kësaj komune u njoftuan sot nga ekipi i projektit me Skemën e Granteve “Mbështetja e Grave dhe të Rinjve të Riatdhesuar në themelimin e bizniseve individuale”. Qytetarët shprehën interesimin e tyre për mbështetje në themelimin e bizniseve fillestare nga sektorë të ndryshëm.