E drejta pronësore e grave – eventi i tetë në Qendrat për Angazhim të Komunitetit
✨Eventi i 8️⃣ me temën “E drejta pronësore e grave” u organizua në Qendrat për Angazhimi të Komunitetit (QAK) në pesë komuna përfituese të Kosovës.
Gjatë këtyre takimeve, gra nga komunitetet e ndryshme u njohën nga profesionistja e kësaj lëmie me ligjin e familjes, të drejtën pronësore, si dhe u trajtuan shumë çështje që u ngritën nga gratë pjesëmarrëse. Ky ndërveprim u bë bazë për shkëmbimin e pikëpamjeve dhe përforcimin e njohurive të tyre në këto çështje të rëndësishme.
📍Aktiviteti u zhvillua në komunat e Prizrenit, Mitrovicës Jugore, Istogut, Malishevës dhe Klinës, ku pjesëmarrëset ishin të përfshira plotësisht në diskutimet dhe trajtimin e çështjeve të rëndësishme për të drejtat e grave.
Ky event u shënua si një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të grave në shoqërinë tonë dhe si një model i suksesshëm për aktivitete të ngjashme në të ardhmen.