“Edukimi i fëmijëve dhe jeta sociale, adoleshenca, roli i familjes dhe standardet e zhvillimit social” – tema e javës në Qendrat e Angazhimit të Komunitetit

“Edukimi i fëmijëve dhe jeta sociale, adoleshenca, roli i familjes dhe standardet e zhvillimit social” – ishte tema e cila është trajtuar gjatë javës së kaluar në Qendrat e Angazhimit të Komunitetit (QAK).
💬Në këto aktivitete, gratë që morën pjesë u inkurajuan të ndajnë përvojat dhe pikëpamjet e tyre mbi edukimin e fëmijëve, jetën sociale, adoleshencën, dhe rolin e rëndësishëm të familjes në këtë kontekst. Diskutimet ishin të pasura dhe ndihmuan në sensibilizimin për sfidat dhe mundësitë në këto fusha të rëndësishme për shoqërinë.
Aktivitetet u organizuan në komunat përfituese, duke sjellë një bazë për shkëmbim idesh dhe bashkëpunim mes grave dhe ekspertës në fushën e zhvillimit social dhe arsimit.
Aktivitetet u zhvilluan në komunat: Prizren, Mitrovicë e Jugut, Istog, Malishevë dhe Klinë.