Eventi i dytë në Qendrën e Angazhimit të Komuniteteve në Komunën e Istogut

Eventi i dytë në Qendrën e Angazhimit të Komuniteteve në Komunën e Istogut

👉Me datë 19.12.2023, në Istog u mbajt eventi i dytë, i organizuar nga Qendra për Angazhimin e Komuniteteve (QAK). Eventi me temën ” Aplikimi për Skemën e Granteve dhe Hapja e Biznesit” mblodhi si pjesëmarrëse 24 gra të moshave të ndryshme, nga Istogu dhe zonat përreth.

Në këtë takim theks të veçantë iu dha mundësisë për të marrë mbështetje financiare në forma të granteve, por edhe u diskutua për resurse të nevojshme për të nisur biznesin dhe rrugët e suksesit të Start-up biznesit.

Në QAK Istog planifikohen të organizohen ngjarje me tema të ndryshme edhe në të ardhmen.

Inkurajohen gratë e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Istog dhe komunat përreth, që të marrin pjesë, me qëllim të zgjerimit të njohurive të tyre në lidhje me temat që do të trajtohen në QAK.

Pjesëmarrja në aktivitetet e organizuara në QAK Istog është pa pagesë.