Eventi i dytë në Qendrën e Angazhimit të Komuniteteve në Komunën e Klinës

Eventi i dytë në Qendrën e Angazhimit të Komuniteteve në Komunën e Klinës


👉Me datë 18.12.2023, në Klinë u mbajt eventi i dytë, i organizuar nga Qendra për Angazhimin e Komuniteteve. Eventi me temën ” Aplikimi për Skemën e Granteve dhe Hapja e Biznesit” mblodhi si pjesëmarrëse 20 gra të moshave të ndryshme, nga Klina dhe zonat përreth.

Diskutimet u përqëndruan në shpjegimin e hapave kryesorë për aplikim në skema të granteve dhe hapjen e një biznesi, duke analizuar me detaje çdo fazë të këtij procesi të rëndësishëm.

Në QAK Klinë planifikohen të organizohen ngjarje me tema të ndryshme edhe në të ardhmen.

Inkurajohen gratë e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Klinë dhe komunat përreth, që të marrin pjesë, me qëllim të zgjerimit të njohurive të tyre në lidhje me temat që do të trajtohen në QAK.

Pjesëmarrja në aktivitetet e organizuara në QAK Klinë është pa pagesë.