Eventi i dytë në Qendrën e Angazhimit të Komuniteteve në Komunën e Mitrovicës Jugore

Eventi i dytë në Qendrën e Angazhimit të Komuniteteve në Komunën e Mitrovicës Jugore

👉Në Mitrovicën Jugore u mbajt eventi i dytë, i organizuar nga Qendra për Angazhimin e Komuniteteve (QAK). Eventi me temën ” Aplikimi për Skemën e Granteve dhe Hapja e Biznesit” mblodhi si pjesëmarrëse gra të moshave të ndryshme, nga Mitrovica Jugore dhe zonat përreth.

U diskutua se si aplikuesit duhet të përmbushin kriteret dhe kërkesat e përcaktuara nga skemat e granteve, në mënyrë që të shtojnë mundësitë e tyre për të përfituar nga ndihma financiare dhe pastaj për të nisur apo zgjeruar bizneset e tyre.

Në QAK Mitrovicë Jugore planifikohen të organizohen ngjarje me tema të ndryshme edhe në të ardhmen.

Inkurajohen gratë e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Mitrovicën Jugore dhe komunat përreth, që të marrin pjesë, me qëllim të zgjerimit të njohurive të tyre në lidhje me temat që do të trajtohen në QAK.

Pjesëmarrja në aktivitetet e organizuara në QAK Mitrovicë Jugore është pa pagesë.