Eventi i parë në Qendrën e Angazhimit të Komunitetit në Prizren

Eventi i parë në Qendrën e Angazhimit të Komunitetit në Prizren

👉Të Mërkurën, me date 13.12.2023, në Qendën për Angazhimin e Komuniteteve (QAK) në Prizren, u takuan gra të komuniteteve të ndryshme, për të diskutuar temën “Dhuna në familje, parandalimi i dhunës në familje dhe pasojat e dhunës ndaj fëmijëve”.

Pjesëmarrëset në këtë takim theksuan se edukimi dhe ndërgjegjësimi i shoqërisë në frymën e respektimit të drejtave të njeriut dhe kujdesi reciprok, janë hapat fillestarë për parandalimin e dhunës në familje.

Kjo ishte tema e parë e diskutuar në QAK Prizren, ndërsa takime të ngjashme, por me tema të tjera, do të organizohen edhe në të ardhmen. akimi vijues do të fokusohet në temën “Aplikimi në skema të granteve dhe krijimi i biznesit” dhe do të zhvillohet më datë 20.12.2023, duke filluar në ora 14:30.

Inkurajojmë gratë nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Prizren dhe komunat përreth, të marrin pjesë me qëllim që të zgjerojnë njohuritë e tyre në lidhje me këtë temë.

Pjesëmarrja në aktivitetet e organizuara në QAK Prizren është pa pagesë.