Eventi i pestë në Qendrën e Angazhimit të Komuniteteve (QAK) në Istog
Në Istog u mbajt eventi i pestë, në Qendrën për Angazhimin e Komuniteteve (QAK). Eventi me temën “Edukimi i familjeve me fëmijë me nevoja të veçanta” mblodhi si pjesëmarrëse gra të moshave të ndryshme, nga Istogu dhe zonat përreth.
Në QAK Istog planifikohen të organizohen ngjarje me tema të ndryshme edhe në të ardhmen.
Inkurajohen gratë e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Istog dhe komunat përreth, që të marrin pjesë, me qëllim të zgjerimit të njohurive të tyre në lidhje me temat që do të trajtohen në QAK.
Pjesëmarrja në aktivitetet e organizuara në QAK Istog është pa pagesë.