Eventi i tretë në Qendrën e Angazhimit të Komuniteteve në Klinë (QAK)
Në Klinë u mbajt eventi i tretë, në Qendrën për Angazhimin e Komuniteteve (QAK). Eventi me temën “Bullizmi si fenomen në shoqëri” mblodhi si pjesëmarrëse gra të moshave të ndryshme, nga Klina dhe zonat përreth.
Në një bisedë interaktive për bullizmin si një fenomen në shoqëri, u theksua midis të tjerave fakti se kjo është një temë komplekse, me ndikim të thellë në aspektin e shëndetit mendor dhe mirëqenies sociale. Gjithashtu, u bë e qartë nevoja për një qasje të përgjithshme dhe multidisiplinore, duke përfshirë edukatën, teknologjinë dhe politikat sociale, me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së përgjithshme të individëve në shoqëri.
Në QAK Klinë planifikohen të organizohen ngjarje me tema të ndryshme edhe në të ardhmen.
Inkurajohen gratë e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Klinë dhe komunat përreth, që të marrin pjesë, me qëllim të zgjerimit të njohurive të tyre në lidhje me temat që do të trajtohen në QAK.
Pjesëmarrja në aktivitetet e organizuara në QAK Klinë është pa pagesë.