🎉Festojmë 15 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Gjermanisë 🇩🇪 dhe Kosovës 🇽🇰

Ekipi i Projektit INTEGRA, partnerët dhe përfituesit patën kënaqësinë të marrin pjesë në Panairin e organizuar nga Ambasada Gjermane në Prishtinë. Ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të krijuar lidhje mes kolegëve, palëve të interesuara dhe zyrtarëve publikë. Kjo na dha mundësinë të flasim për arritjet tona, por më tepër për arritjet e përfituesve tanë.
Reagimet pozitive nga vizitorët, ashtu siç pritej, ishin mbresëlënëse! Faleminderit të gjithëve që vizituan stendën tonë dhe treguan interes për produktet e përfituesve tanë.
Në fotot e mëposhtme mund ti shikoni disa nga momentet nga panairi.