Flokë dhe skalp të shëndetshëm: Fragmente nga ngjarja e 9-të e Qendrës së Angazhimit të Komunitetit

Gjatë javës së kaluar, në pesë Qendrat e Angazhimit të Komunitetit (QAK), u organizua eventi i 9️⃣ me temën: “Flokë të shëndetshëm: Këshilla për kujdesin e skalpit dhe flokëve”.
Pjesëmarrëset e vlerësuan këtë temë si mjaftë interesante, dhe si rezultat eventet ishin shumë interaktive. Kjo u mundësoi grave të marrin këshilla dhe të gjejnë përgjigje për shumë pyetje të tyre lidhur me kujdesin e flokëve.
Aktivitetet u zhvilluan në komunat: Prizren, Mitrovicë e Jugut, Istog, Malishevë dhe Klinë.