Fuqizimi i grave në bujqësi – Eventi në QAK

Përmes trajnimeve praktike në Qendrat e Angazhimit të Komunitetit në Prizren, Mitrovicë Jugore, Istog, Malishevë dhe Klinë, pjesëmarrësit fituan aftësi të rëndësishme në:
Kultivimin e perimeve
Menaxhimin e fermës
Bletari
Përpunimin e produkteve bujqësore
Shqipe Shala, 38 vjeçare, bletare nga Prizreni, ndan përvojën e saj:
“Si gra, kur dimë të menaxhojmë mirë shtëpinë, padyshim që edhe biznesin e menaxhojmë pa problem! Me bletari mund ta mbash familjen, sidomos kur e do dhe i përkushtohesh.”
Duke ofruar njohuri dhe aftësi, po ndërtojmë një të ardhme ku bujqësia lulëzon me pasion, përkushtim dhe inovacion!