Fuqizimi i Grave në Kosovë: Rrugëtimi i Projektit INTEGRA drejt zhvillimit të aftësive dhe pavarësisë ekonomike

Fuqizimi i Grave në Kosovë: Rrugëtimi i Projektit INTEGRA drejt zhvillimit të aftësive dhe pavarësisë ekonomike

✨Projekti INTEGRA, në bashkëpunim me Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK) dhe Qendrat për Aftësim Profesional (QAP), ka si qëllim kryesor kanë sigurimin e kompetencave dhe kualifikimeve për qytetarët e Kosovës në sektorë të ndryshëm.

🤝Duke u bazuar në marrëveshjen me APRK-në dhe mundësinë për referim të kandidatëve, Projekti Integra ka njoftuar gratë nëpër evente të organizuara në Qendrat për Angazhim të Komuniteteve (QAK), në komunat partnere, për mundësinë e certifikimit dhe ri-certifikimit përmes QAP-ave të Kosovës.

Nëpërmjet këtyre eventeve, gratë janë inkurajuar të ndjekin këtë mundësi që i çon drejt hapjes së bizneseve personale ose gjetjes së punës.

Jemi shumë të lumtur për përparimin e tyre të shkëlqyer! 💪

Këto gra nga komunitetet e ndryshme, të frymëzuara nga kjo mundësi, zhvilluan aftësitë e tyre në fushën e qepjes, kuzhinjerisë, flokëtarisë, dhe të tjera.

Me krenari, ato tregojnë certifikatat e tyre, duke dëshmuar aftësitë dhe përkushtimin e tyre. 🎓✂️

Të gjitha këto gra tani po drejtohen drejt hapjes së bizneseve personale ose gjetjes së punës profesionale.

Bashkë, ne mund të ndërtojmë një të ardhme më të ndritshme për të gjithë! 💫