Hapja dhe eventi i parë e Qendrës për Angazhimin e Komuniteteve (QAK) në Mitrovicën e Jugut
Sot, më 19. Dhjetor 2023, Qendra për Angazhimin e Komuniteteve (QAK) u hap në Mitrovicën Jugore, duke shënuar bashkëpunimin e suksesshëm mes Komunës së Mitrovicës Jugore dhe Projektit INTEGRA.
Qendra është themeluar me qëllim që të ofrojë një hapësirë për gratë dhe vajzat e riatëdhesuara, si dhe ato në rrezik për tu larguar, dhe për të nxitur pjesëmarrjen e tyre aktive në aktivitete të ndryshme. Këto aktivitete përfshijnë jo vetëm ofrimin e mundësive të arsimit, trajnimit dhe seminareve, por edhe tubime sociale dhe ngjarje të tjera.
Në bashkëpunim të ngushtë me Komunën dhe në përputhje me interesat e grave, QAK do të organizojë aktivitete duke angazhuar ekspertë nga fushat përkatëse, të mbështetur vazhdimisht nga stafi i projektit.
Mbas hapjes së QAK-ut, u mbajt eventi i parë në të cilën është diskutuar tema “Dhuna në familje, parandalimi i dhunës në familje dhe pasojat e dhunës ndaj fëmijëve”. Në diskutimin interaktiv mes ligjërueses dhe pjesëmarrëseve u theksua fakti që për të adresuar sfidat e dhunës në familje, është e rëndësishme që shoqëria të përfshihet në përpjekjet për të parandaluar dhe trajtuar dhunën në familje, duke ofruar mbështetje për viktimat dhe duke promovuar një kulturë të respektit dhe barazisë në marrëdhëniet ndërmjet njerëzve.
Inkurajohen gratë e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Mitrovicën Jugore dhe komunat përreth, që të marrin pjesë, me qëllim të zgjerimit të njohurive të tyre në lidhje me temat që do të trajtohen në QAK.
Pjesëmarrja në aktivitetet e organizuara në QAK është pa pagesë.