Hapja e Qendrës për Angazhimin e Komuniteteve (QAK) në Istog

Me kënaqësi ju njoftojmë se më 22 Nëntor 2023, Qendra për Angazhimin e Komuniteteve (QAK) u hap në Istog, duke shënuar bashkëpunimin e suksesshëm mes Komunës së Istogut dhe Projektit INTEGRA.
Qendra është themeluar me qëllim që të ofrojë një hapësirë për gratë dhe vajzat e riatëdhesuara, si dhe ato në rrezik për tu larguar, dhe për të nxitur pjesëmarrjen e tyre aktive në aktivitete të ndryshme. Këto aktivitete përfshijnë jo vetëm ofrimin e mundësive të arsimit, trajnimit dhe seminareve, por edhe tubime sociale dhe ngjarje të tjera.
Në bashkëpunim të ngushtë me Komunën dhe në përputhje me interesat e grave, QAK do të organizojë aktivitete duke angazhuar ekspertë nga fushat përkatëse, të mbështetur vazhdimisht nga stafi i projektit.