Hapja e Qendrës për Angazhimin e Komuniteteve (QAK) në Prizren

👉Më datën 24 Tetor 2023, në qytetin e Prizrenit, u bë hapja zyrtare e Qendrës për Angazhim të Komunitetit (QAK). Kjo iniciativë vjen si rezultat i një bashkëpunimi të suksesshëm midis Komunës së Prizrenit dhe Projektit INTEGRA.
Qendra është themeluar me qëllim që të ofrojë një hapësirë për gratë dhe vajzat e riatëdhesuara, si dhe ato në rrezik për tu larguar, dhe për të nxitur pjesëmarrjen e tyre aktive në aktivitete të ndryshme. Këto aktivitete përfshijnë jo vetëm ofrimin e mundësive të arsimit, trajnimit dhe seminareve, por edhe tubime sociale dhe ngjarje të tjera.
Në bashkëpunim të ngushtë me Komunën dhe në përputhje me interesat e grave, QAK do të organizojë aktivitete duke angazhuar ekspertë nga fushat përkatëse, të mbështetur vazhdimisht nga stafi i projektit.