Komuna e Suharekës për Projektin Integra

Komuna e Suharekës për Projektin Integra

U mbajt “Dita Informuese” e Projektit ”INTEGRA”

Në Komunën e Suharekës është mbajtur sot “ Dita Informuese” me të riatdhesuarit e moshave dhe gjinive të ndryshme. Kryetari i Komunës së Suharekës z. Bali Muharremaj në fjalën përshëndetëse të tij ka uruar të pranishmit që të jenë përfitues të këtij projekti dhe të kenë suksese në punë.

Projekti ka të bëjë me të riatdhesuarit ku përfituesit e projektit “INTEGRA-Nxitja e riintegrimit të qëndrueshëm lokal të grave dhe të rinjve dhe njerëzve të cenueshëm lokal në Kosovë”, do të përfitojnë nga 2500 euro.

Ky Projekt realizohet përmes Preda Plus dhe WEntrepreneur dhe mbështetet nga ASB, financohet nga Ministria Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.