Krijimi i fuqisë së kualifikuar punëtore të Kosovës përmes Qendrave për Aftësim Profesional
Në Kosovë, mungesa e zanateve të specializuara po shfaqet gjithnjë e më shumë si sfidë. Për të përmirësuar situatën, Projekti Integra ka ndërmarrë përpjekje për të ndihmuar Qendrat për Aftësim Profesional (QAP) në komunat partnere të projektit. Në bashkëpunim me Agjensinë e Punësimit të Republikës së Kosovës, në kuadër të këtij aktiviteti janë trajnuar 50 të rinjë dhe të reja, në sektor të ndryshem si: kuzhinjer, frizere, elektricist, murator etj, të cilët pritet të certifikohen në ditët në vijim.
Synimi i këtij projekti nuk përfshin vetëm plotësimin e zbrazëtirave në tregun e punës, por gjithashtu rritë mundësinë e krijimit të burimeve të qëndrueshme të të ardhurave për ata që marrin pjesë në programin e trajnimit. Përvoja dhe shkathtësitë e fituara gjatë trajnimit do të kontribuojnë në rritjen e aftësive të punësuarve dhe përmirësimin e sektorit profesional në Kosovë.