Mbështetja përmes programit të Punësimit të Lehtësuar të Projektit Integra

Mbështetja përmes programit të Punësimit të Lehtësuar të Projektit Integra

🍀Në kuadër të punësimit të lehtësuar, vazhdojmë me ofrimin e mbështetjes për përfituesit nga komunat partnere të projektit. RKësaj radhe vizituam punëtorinë e z. Daver Bale, i cili merret me prodhimin e mobiljeve për amvisëri dhe biznese, duke përdorur materiale si hekuri dhe druri.🌳⚒

Projekti Integra, në bashkëpunim me komunat partnere, krijon mundësi për bizneset që të punësojnë punëtorë të rinj përmes programit të punësimit të lehtësuar. Ky program siguron pajisje pune për bizneset, duke synuar të krijoj përvojën e punëtorëve të rinj sa më produktive dhe të suksesshme. Kjo komponentë e projektit ndihmon jo vetëm në rritjen e kapacitetit të bizneseve, por edhe në krijimin e mundësive të reja për punësim dhe zhvillim profesional për të rinjtë.🌟