Nënshkrimi i kontratave me ndërmarrës fillestarë në Komunën e Suharekës

Me 7 Mars 2023, u nënshkruan kontratat me përfituesit e Fazës së Parë të skemës së Granteve “Mbështetja e Grave dhe të Rinjve të Riatdhesuar në themelimin e bizneseve individuale’’, në Komunën e Suharekës. 7 themeluesit e bizneseve fillestare, do të pajisen me mjete të punës, me të cilat do t’i mishërojnë idetë e tyre për biznes. Të gjitha përfitueseve iu urojmë fillim të mbarë në punën e tyre.



