Nënshkrimi i kontratave me përfituesi të Komunës së Malishevës

Me 7 Mars 2023, në Komunën e Malishevës, u nënshkruan kontratat me 11 përfituesit e Fazës së Parë të skemës së granteve “Mbështetja e Grave dhe të Rinjve të Riatdhesuar në themelimin e bizneseve individuale’’ të Projektit Integra. Këto biznese fillestare, do të paisen me mjete të punës, me të cilat do t’i mishërojnë idetë e tyre për biznes. Të gjitha përfitueseve iu urojmë fillim të mbarë në punën e tyre.



