Nënshkrimi i kontratave me përfituesit themelues të Start-up bizneseve në Komunën e Lipjanit

Të marten, me 7 Mars 2023, në Komunën e Lipjanit, u nënshkruan kontratat me 6 përfituesit e Fazës së Parë të skemës së granteve “Mbështetja e Grave dhe të Rinjve të Riatdhesuar në themelimin e bizneseve individuale’’ të Projektit Integra. Këta të rinjë dhe të reja, themelues të bizneseve fillestare, do të pajisen me mjete të punës, me të cilat do t’i mishërojnë idetë e tyre inovative në biznes. Të gjitha përfitueseve iu urojmë fillim të mbarë në punën e tyre.



